Time Kadrijaj nga AAK pas dështimit të 16-të të konstituimit të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se duhet caktuar limit kohor për përpjekjet e formimit të institucioneve të reja.
“Ndoshta Gjykata Kushtetuese do të japë ndonjë koment sepse mendojmë që do të duhej të ishte një periudhë kohore se deri kur VV do të mund të propozonte kandidat për kryeparlamentar. Nëse nuk i siguron votat, njëjtë sikurse është për qeverinë, do të duhej të ishte edhe për kryeparlamentar”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se partia e saj ka dhënë opsionin për zgjidhje, por partia me më së shumti vota, LVV, nuk po bën përpjekje për gjetjen e një emri që ka konsensus.RTK.



Të tjera
Ushqimet që duhet të hani në mëngjes për uljen e tensionit të lartë
Përballja prishtinase mbyllet baras, fitojnë Ferizaj dhe Drenica
Ndikimi i lëngut të panxharit në uljen e tensionit të lartë