Kafja me cigare është kombinimi më i përsosur për shumicën e njerëzve, por ky kombinim mund të jetë i dëmshëm, thonë studimet e bëra së fundmi.
Shkencëtarët kanë zbuluar se kafja dhe cigaret ndikojnë në shëndetin e zemrës dhe bëhen faktor rreziku.
Secila prej tyre mund t’i rritë problemet me artere dhe në përgjithësi me sëmundje të zemrës.
Pas eksperimenteve dhe testimeve të ndryshme me dhjetëra njerëz, hulumtuesit kishin zbuluar se ekziston një rritje e madhe e ngurtësisë arteriale te pjesëmarrësit që pinë kafe dhe cigare njëkohësisht.
Ekspertët shëndetësorë kanë bërë thirrje të keni kujdes, posaçërisht nga pirja e duhanit, pasi që njihet si diçka që shkakton shumë komplikime shëndetësore.



Të tjera
A e dini pse brokoli është aq i mirë për fëmijët
Policia konfiskon municion dhe pajisje ushtarake në tri shtëpi të pabanuara në Leposaviq
Osmani në Davos me ftesë të Trump për ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes