Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, sot e viziton Kosovën nesër, në kuadër të një turneu në Ballkanin Perëndimor.
“Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe të organizatave të shoqërisë civile”, thuhet në një njoftim të BE-së.
Ajo do të mbajë një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Evropës më 22 maj në ora 15:45, e transmetuar drejtpërdrejt në EBS.
Gjithashtu Kallas do të vizitojë Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Ajo do të takohet edhe me komandantin e KFOR-it Enriko Barduani.
Kallas do ta vizitojë Kosovën në kohën kur autoritetet kosovare po përsërisin thirrjet për heqjen e masave ndaj vendit nga ana e BE-së, madje kanë kërkuar që kjo të ndodhë para vazhdimit të dialogut për normalizim marrëdhëniesh me Serbinë
Të tjera
Vr*itet një 40-vjeçar në Ferizaj, arr*estohet i dyshuari
Nuk kishte prova për dhu*në të UÇK-së kundër serbëve
Nëse UÇK-ja e ‘99-ës ishte partnere e ShBA-së, pas 2000-ës ndodhi një çinteresim për të