Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka ngritur një çështje tejet të rëndësishme sa i përket të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, përcjell KosovaPost.
Aktualizimi i kësaj çështje vjen pasi Petar Petkoviq deklaroi se Serbia është shembull i bashkëpunimit me pakicat.
Kamberi pyet se nëse është e papranueshme që shqiptarët e Luginës të kërkojnë të drejtat e njëjta që Serbia i kërkon për serbët në Kosovë, atëherë me ç’të drejtë Serbia po ua mohon të tjerëve të drejtat që i kërkon për pakicat e veta?!.
“Ky është një qëndrim që duhet me u arsyetu nga “shefi i gjithë shefave” në Serbi…” u shpreh Kamberi, përmes një shkrimi në Facebook.
Ky është postimi i plotë i tij:
Nëse konsiderohet e papranueshme që shqiptarët e Luginës së Preshevës të kërkojnë të njëjtat të drejta që Serbia pretendon për serbët në Kosovë, atëherë lind pyetja:
– me çfarë të drejte Serbia u mohon të tjerëve ato që ajo kërkon për pakicat serbe në shtetet e tjera?
Nuk pres përgjigje nga Petkoviqët apo Martinoviqët.
Ky është një qëndrim që duhet me u arsyetu nga “shefi i gjithë shefave” në Serbi:
– është kjo e drejtë e “popullit hyjnorë” apo
– Është pjesë e projektit hegjemonist “Bota serbe”.



Të tjera
VV-ja merr 85.21% të votave të diasporës të numëruara deri tash, PDK-ja 6.09% dhe LDK-ja 5.69%
Pl@gosje me armë zj@rri në Pejë, i dyshuari vetëdorëzohet në polici
A po doni të më shkarkoni?