Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se Serbia vazhdon të marrë pjesë në dialogun me Kosovën, por me obstruksione të qëllimshme dhe fushata kundër subjektivitetit të saj ndërkombëtar.
“Duke ndjekur idenë e mitit të Kosovës dhe ëndrrën për perandorinë mesjetare, Serbia merr pjesë formalisht në dialog, por me obstruksione të vazhdueshme duke minuar marrëveshjet e arritura”, ka shkruar Kamberi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.
Ai theksoi se demokratizimi i Serbisë mbetet një proces kompleks i penguar nga trashëgimia e autoritarizmit të viteve ’90, dobësia e institucioneve, si dhe diskursi etnonacionalist.
Sipas tij, transformimi i vërtetë i Serbisë kërkon ballafaqim me të kaluarën, pajtim me fqinjët dhe heqje dorë nga politikat hegjemoniste.



Të tjera
Napoli mbush arkën pasi fitoi Superkupën e Italisë
Dogana e Kosovës sekuestron 380 fishekë në një lokal në Prishtinë
4 njohje brenda një viti, s’ka ndodhur para më shumë se një dekade