Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj, përcjell KosovaPost.
Kamberi bëri të ditur se biseda ka qenë e gjatë dhe e hapur, duke u fokusuar në të gjitha çështjet me rëndësi për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Zhvillova një bisedë të gjatë dhe të hapur me mikun tim, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z. Bardhyl Canaj, lidhur me të gjitha çështjet me rëndësi për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Beograd mbetet një shtëpi e hapur dhe një pikë mbështetjeje për shqiptarët e Luginës”, ka shkruar Kamberi në Facebook.
Takimi vjen në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe mbështetjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.



Të tjera
Nuk do të përfshihemi në luftën që ka të bëjë me mbijetesën politike të Netanyahut
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan
Tri mite rreth shëndetit që nuk janë të vërteta