Kandidati për kryetar të Kamenicës, Kadri Rahimaj, dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, kanë takuar sot në Kamenicë gratë kandidate për Kuvendin Komunal.
Haxhiu tha se Kamenica është shembulli më i mirë i qeverisjes komunale pa keqpërdorim të parasë publike.
“Jam shumë e lumtur që ndodhem në një vend që prioritet e ka interesin e qytetarit dhe do të vijë sa herë që të më ftoni për mbështetje, dhe kjo e dëshmon se kur te jemi bashkë suksesi është i garantuar. Ne e kemi dëshmuar më së miri me qeverisje qendrore dhe lokale të pa korruptuar, se ku ka vullnet rezultati nuk mungon”, tha ajo.
Ndërsa kandidati për kryetar të komunës tha se Dega e Vetëvendosjes në Kamenicë është i vetmi subjekt lokal që listës i prinë një grua, e po ashtu, sipas tij, është e vetmja edhe në disa procese të tjera reformuese.
“Ne jemi komuna e vetme që ofrojmë ushqim të shëndetshëm në çerdhet tona dhe kështu ne garantojmë që fëmijët tanë të rriten shëndetshëm, dhe në periudha afatgjate ne jemi duke e formuar një qytetar të shëndetshëm i cili nuk do të konsumojë barna, ne e kemi edhe sigurimin shëndetësor për të gjithë fëmijët e çerdhe dhe këtë politik do ta bartim edhe tek shkollat fillore dhe ato te mesme”.
Rahimaj tha se gjatë qeverisjes se tij, vetëm në arsim është investuar mbi 8.1 milion euro dhe se këtë vit kësaj komune do t’i shtohen edhe dy çerdhe publike.
Gjatë ditës kandidati për kryetar të Kamenicës është takuar edhe me të rinjtë e këtij qyteti.
Të tjera
Aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci, me plan për ushtrime shumëkombëshe ose të NATO-s
FK i nxjerr në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Slloveni
Fondi për Burimet e Ripërtërishme të Energjisë nuk u menaxhua në mënyrë efikase