Kampionët shqiptarë mësojnë kundërshtarët e tyre në Champions League

Kampionët shqiptarë mësojnë kundërshtarët e tyre në Champions League

Tre kampionët shqiptarë, tashmë i kanë mësuar kundërshtarët e tyre në fazën e parë të kualifikimeve në Champions League.

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, në këtë faze do të përballet me Differdange 03 nga Luxemburgu.

Me kundërshtarin e saj, sot u njoftua edhe kampionia shqiptare Egnatia.

Në lojën e parë kualifikuese, skuadra nga Rrogozhina do të ndeshet me ekipin nga Islanda, Breidablik, transmeton Klankosova.tv.

Derisa, Shkëndija e Tetovës, kampione e futbollit në Maqedoninë e Veriut do të ketë punë me kampionët e Wellsit, The New Saints FC.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 8 dhe 9 korrik, derisa ato të kthimit do të luhen më 15 dhe 16 korrik.

Shorti i Champions League sot u hodh në Nyon të Zvicrës.