Një tjetër shkollë është rindërtuar në Kamëz! Qeverisa e cila ka vënë një qëllim që deri në fund të vitit do ndërtojë 100 shkolla të reja në të gjithë Shqipërinë, së fundmi ka realizuar rikonstruktimin e shkollës “Fatos Lami”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama shprehet se kjo shkollë do jetë gati për 700 nxënësit dhe mësuesit e saj.
“Mirëmëngjesi dhe me një tjetër shkollë që po rilind në Kamëz, “Fatos Lami” për 700 nxënësit dhe mësuesit e saj, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.



Të tjera
Frika nga gjykimi i të tjerëve, 5 gabimet që bëni
Muriqi i 6-ti në luftën për “Këpucën e Artë” evropiane
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mbrojtja e votës dhe hetimet për parregullsi zgjedhore