Glauk Konjufca padit Natyra Kuçin e PSD-së për shpifje

Kandidati i LVV-së: Kush është Konjufca, “presidenti” i gjashtë?

Veprimtarinë politike e ka të hershme, por postin si deputet për herë të parë e mori në vitin 2010, nga Lëvizja Vetëvendosje.

Një vit më pas, Glauk Konjufca u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, për rreth tre vjet veç si opozitar.

Më pastaj, në legjislaturën tjetër iu dha edhe një detyrë e re, t’i udhëheq deputetët partiakë si shef i Grupit Parlamentar.

Përgjatë kësaj kohe shërbeu edhe si zëvendëskryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomi, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, ndërsa në mandatin tjetër u rizgjodh Kryetar i Grupit Parlamentar dhe anëtar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik dhe i Komisionit për Punë të Jashtme.

Nga partia ku përket u pa i denjë për të qenë edhe në krye të Kuvendit.

Kështu vazhdoi deri më 2020-ën, ku me formimin e Qeverisë Kurti mori titullin Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diaspores. Si kryekuvendar u rikthye edhe njëherë në karrige më 2021, veçse këtë radhë i zgjati 4 vjet.

Por, këtu s’mbaroi rrugëtimi politik i tij. Atij, në nëntor të 2025-tës iu besua posti i kryeministrit nga bashkëpartiakët.

Ani se votat e nevojshme s’i mori për shef qeverie, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit u kthye si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Zëvendëskryeministër i parë.

Nëse arrin të fitojë besimin e deputetëve për president, kjo do të jetë detyra më e lartë shtetërore për të.

The post Kandidati i LVV-së: Kush është Konjufca, “presidenti” i gjashtë? appeared first on Kosovapost.net.