Në Qendrën Administrative të Qeverisë së Republikës Serbe në Sarajevën Lindore, ku aktualisht ndodhet presidenti i RS-së, Milorad Dodik, sot kanë arritur pjesëtarët e Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA).
Sipas informacionit të klix.ba, pjesëtarët e SIPA-s kanë tentuar ta arrestojnë Dodikun, por këtij veprimi i janë kundërvënë pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Serbe. Gjatë përpjekjes për arrestim nuk është përdorur forcë.
Kujtojmë se Gjykata e Bosnjë dhe Hercegovinës kishte lëshuar më herët një urdhër-arrest për Milorad Dodikun, si dhe për kryeministrin e RS-së, Radovan Viskoviq dhe kryetarin e Kuvendit Kombëtar të RS-së, Nenad Stevandiq, pas një vendimi për dënim me burg për mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.
Në muajin shkurt, Gjykata e Bosnjë dhe Hercegovinës dha një vendim në shkallën e parë, me të cilin presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, u dënua me një vit burg për moszbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë. Përveç dënimit me burg, atij iu shqiptua edhe masa e sigurisë që i ndalon ushtrimin e detyrës së presidentit të Republikës Serbe për një periudhë prej gjashtë vitesh, duke filluar nga dita e hyrjes në fuqi të vendimit.
Përpara këtij takimi, Dodik ka qëndruar në Shekoviq, ku në orën 16:00 ka marrë pjesë në një takim me rastin e fillimit të projektit për gazifikimin e pjesës lindore të Republikës Serbe. Ky takim është mbajtur në ndërtesën e komunës, siç ishte paralajmëruar më herët nga Kabineti i Presidentit të RS-së.
Të tjera
Klasat 6-9 nuk kanë nevojë t’i blejnë librat, ato barten nga gjenerata e kaluar
Shqetësuese që të akuzuarit për kërcënim ndaj Kurtit vazhdojnë me të njëjtën gjuhë
Reshjet gati sa nuk fundosin veturat në kryeqytet, banorët ankohen