Peja shënoi fitore në përballjen e parë çerekfinale në udhëtim ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 71:77 (23:19, 18:29, 19:15, 11:14).
Çereku i parë ishte tërësisht i baraspeshuar deri në fund, kur vendasit për një nuancë ishin më të mirë, për të fituar këtë pjesë 23:19.
Skuadra pejane u rikthye fuqishëm në periudhën e dytë për të përmbysur shifrat dhe për të shkuar në pushim me rezultat 41:48.
Duhet theksuar se ndeshja, e cila u zhvillua në Therandë, u ndërpre për rreth një orë pas hedhjes së sendeve në parket nga ana e tifozëve vendas, duke detyruar gjyqtarët ta ndërpresin lojën për arsye sigurie..
Kaosi nuk përfundoi me kaq. Gjatë rrugës për në dhomat e zhveshjes, basketbollistët e Pejës u sulmuan nga disa tifozë të Yllit, duke tensionuar edhe më tej atmosferën e ndeshjes.
Pjesa e dytë ishte shumë e luftuar nga të dy skuadrat deri në fund. Lufta ishte e madhe, ku në fund mysafirët ishin më të përqendruar për të fituar 71:77.
Më i miri te vendasit ishte Lis Shoshi me 15 pikë e 14 kërcime, kurse te mysafirët u dallua Benas Griciunas me 17 pikë e 12 kërcime.
Ndeshja e dytë zhvillohet të dielën në Pejë, ndërsa skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale.



Të tjera
Njerëzit inteligjentë jenë më dembelë
Sa minuta vrap duhen në ditë për qeliza të shëndetshme
Ushqimet që duhet t’i ketë fëmija në çantë