Dogana e Kosovës ka konfiskuar në Merdare mallra të padeklaruara nga një autobus i linjës ndërkombëtare.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të shtunën (4 prill), ku thuhet të jetë paraqitur një autobus i linjës ndërkombëtare.
Zyrtarët doganorë kanë pyetur drejtuesin e automjetit nëse kishte mallra për të deklaruar, me ç’rast i njëjti është përgjigjur negativisht.
“Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, automjeti është selektuar për kontroll të vijës së dytë dhe është dërguar në hapësirat e kontrollit të detajuar. Gjatë këtij kontrolli, në pjesën e motorit si dhe në hapësirën e tualetit, është zbuluar mall i fshehur”.
“Janë evidentuar tri pako me cigare elektronike, në sasi prej 500 copë, me vlerë të përafërt rreth 10,000.00 euro”, njoftoi Dogana.
Ky institucion bëri me dije se ka ndërmarrë veprimet përkatëse duke ndaluar përkohësisht mallin deri në përfundimin e procedurave administrative. /



Të tjera
11 ushqimet e shëndetshme për mëlçinë
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zhvillimin