Sulmuesi i Borussia Dortmund Karim Adeyemi është gjobitur me 450 mijë euro, pas zbulimit të armëve të ndaluara në pronësinë e tij dhe të partneres së tij Loredana Zefi.
Sipas Bild, ngjarja i përket rreth një viti më parë, kur policia gjeti “dy objekte të klasifikuara si armë të ndaluara” në sendet e çiftit, duke çuar në ngritjen e procedurave penale. Gjykata gjermane vendosi një gjobë të rëndë ndaj Adeyemit, e cila do të shlyhet në 60 këste prej 7.500 eurosh, raporton KosovaPress.
Adeyemi nuk ka komentuar publikisht, ndërsa përmes menaxherit Jorge Mendes është dhënë sqarimi se armët nuk janë blerë prej tyre, por kanë qenë pjesë e një “mystery box” të porositur përmes TikTok, një pretendim që ligjërisht nuk ndryshon përgjegjësinë për posedim.
Borussia reagoi menjëherë me një deklaratë zyrtare duke theksuar se është në komunikim të vazhdueshëm me lojtarin dhe autoritetet, por nuk ka konfirmuar nëse priten masa të brendshme disiplinore.



Të tjera
Nuk do ta harrojmë asnjëherë fitoren ndaj Serbisë në Leskovc
Jemi bllokuar në rrugën e integrimit, s’po kërkojmë bamirësi, por respekt për punën e reformat
Studim i ri, depresioni dhe vetëvrasjet të lidhura me ndotjen e ajrit