Sot, para ndeshjes Kosovë – Zvicër, presidenti i FFK-së, Agim Ademi në stadiumin “Fadil Vokrri” e ka nderuar ish-futbollistin e
\Kombëtares së Kosovës, luftëtarin e vërtetë të fanellës dardane, Herolind Shala, me mirënjohjen e karrierës.
“Kësisoj u nderua lojtari që nuk kurseu asnjëherë veten dhe që luftoi me zemër, me karakter dhe me përkushtim të plotë për Kosovën.
Herolind Shala ishte shumë më tepër se një mesfushor. Ai ishte ritëm, zemër, frymëzim.
Për çdo duel të fituar.
Për çdo ndeshje ku na bëre të ndiheshim krenarë – Faleminderit, Herolind!
Fanella jonë e ka ndjerë forcën tënde.
Dhe historia jonë do ta mbajë gjithmonë emrin tënd me nder.
Mirënjohja e karrierës iu dorëzua nga presidenti Agim Ademi nën duartrokitjet dhe brohoritjet e tifozëve “Herolind Shala”
Respekt i përjetshëm, Herolind Shala!”, njofton FFK.



Të tjera
Nis ndeshja Kosovë-Zvicër në “Fadil Vokrri”
Kur një dashuri mbaron…
PDK-ja ka përçarje të brendshme, të pakënaqurit mund ta votojnë qeverinë Konjufca