Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është nisur drejt Hagës për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga mërgata shqiptare, në mbështetje të ish-luftëtarëve të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara.
Në vend që protesta të fillonte në sheshin e Hagës, ajo nisi më herët – në veturë.
Musliu dhe shoqëruesit e saj publikuan një video në Facebook ku shfaqen duke kënduar këngë patriotike dhe duke valëvitur flamuj, në një atmosferë që më shumë ngjante me një koncert udhëtimi sesa me një marsh proteste.
“Drejt Hagës, për të kërkuar drejtësi!”, shkruan Musliu shkurt mbi pamjet që tashmë kanë marrë vëmendjen e rrjeteve sociale.



Të tjera
Pas 36 viteve nuk kam votë për LDK-në
Lista Serbe gjobitet me 22 mijë euro nga PZAP-ja
Gjyqtarja shqiptare, Emanuela Rusta përzgjidhet nga FIFA për seminarin ndërkombëtar për Botërorin 2026