Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka komentuar katër vite udhëheqëse të qeverisjes Kurti.
Sipas tij, ato të cilat po cilësohen suksese nga pushteti aktual nuk mund të quhen të tilla.
“ A ka njohje, nuk ka. A ka Kosova sanksione, ka e si quhet kjo sukes? Trego vetëm një projekt tash e katër vjet, 160 çerdhe e as katër çerdhe…”, deklaroi Kastrati.
Tutje, sipas tij veprimet e kryeministrit Kurti tregojnë për nevojë të egos të sëmurë.
“Është nevojë e tij idelogjike e egos së tij të sëmurë që me bo një republikë të pavarur nga ShBA-të, NATO e kah shkon Kosova e izoluar pa asnjë me Gervallën dhe Kurtin, ku shkon po çfarë është ky magarllëk”, deklaroi Kastrati.



Të tjera
Vetitë shëndetësore të rrepave
Si ta shmangni djersitjen
Pse burrat martohen menjëherë pas ndarjes nga një lidhje e gjatë?