Të paktën 15 persona, përfshirë katër gazetarë që punonin për media ndërkombëtare, raportohet se janë vrarë në një sulm izraelit ndaj një spitali në Rripin jugor të Gazës.
Reuters njoftoi se një nga kameramanët e saj u vra në sulmin ndaj Spitalit Nasser. Tre të tjerët raportohet se punonin për Al Jazeera, Associated Press dhe NBC.
Sipas Mbrojtjes Civile të drejtuar nga Hamasi, disa persona u vranë në një sulm fillestar, dhe të tjerë në një të dytë që ndodhi ndërsa ekipet e shpëtimit ndodheshin në vendngjarje.
Ushtria izraelite dhe zyra e kryeministrit thanë se nuk kishin asnjë koment të menjëhershëm, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Agjencia e lajmeve Reuters tha se kameramani i saj, Husam al-Masri, ishte mes viktimave.
Të tjerët thuhet se janë Mohammed Salameh që punonte për Al Jazeera, Mariam Abu Daqa, gazetare e Associated Press, dhe fotografi Muath Abu Taha, i punësuar nga rrjeti televiziv amerikan NBC.
Të tjera
Prania e NjSO-së në punimet e urës së re mbi lumin Ibër, deklarohen nga Policia
Ata kanë një të përbashkët, dashurinë për Kosovën
Kryediplomati belg paralajmëron “krizë të madhe” nëse qeveria nuk ashpërson qëndrimin ndaj Izraelit