Kosova po vazhdon me ritmin e projekteve të mëdha sportive, ndërsa në Podujevë po ngrihet pishina gjysmë-olimpike në vlerë 4 milionë euro, një projekt që synon t’i shërbejë si sportistëve në Lojërave Mesdhetare 2030, ashtu edhe komunitetit lokal.
Punimet që nisën gjatë verës, po avancojnë me shpejtësi dhe janë konsideruar si një shembull i dinamizmit në infrastrukturën sportive.
Ministri në detyrë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, thekson se projekti që kushton katër milionë euro, ka ecur shumë më shpejt se parashikimi fillestar dhe shënon një hap të rëndësishëm në modernizimin e sportit.
Ai shtoi se këto objekte sportive luajnë rol vendimtar në përgatitjen e sportistëve për Lojërat Mesdhetare, të cilat do të zhvillohen në Prishtinë në vitin 2030.
Pishina gjysmë-olimpike në Podujevë është pjesë e një pakete më të gjerë investimesh që po zhvillohen në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare.
Ndryshe, Kosova është zotuar për ndërtimin e disa qendrave dhe sallave sportive nëpër komunat kryesore të vendit, me synimin që Kosova të ketë një infrastrukturë moderne dhe funksionale për ngjarjet ndërkombëtare në vend./kp



Të tjera
LDK kishte qëndrime ekstreme – PDK e ndërroi qëndrimin në mes të rrugës me Kuvendin
Argjile për pastrim të thellë
Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe krenarisë – ata lot nuk mundet me i gjyku bash kërkush