Katër persona janë lënduar si pasojë e një rrahje sot më 3 tetor në rrugën “Agim Deva” në Prishtinë.
Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë, ka thënë se njëri nga të lënduarit dyshohet se është therur me thikë.
“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në rrugën Agim Deva në Prishtinë ku kanë qenë të përfshirë disa persona. Në këtë rast dyshohet se janë lënduar katër persona, njëri nga ta dyshohet se ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë (thikë)”.
“Lidhur me këtë rast janë deri tani janë arrestuar tre persona. Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme procedurale”, ka thënë Ahmeti.



Të tjera
Marrëveshja në Bruksel për të pagjeturit, Hoti: Kam frikë se Serbia s’do ta zbatojë, mbetet të shihet a do ta përdorë BE fuqinë e vet
REL: Kosova jashtë FARA-s amerikane, pa kontratë lobimi për gati dy vjet
Arrestohen 4 persona që shisnin armë në Tiranë, i trafikonin nga Kosova