Komisioni Evropian ka miratuar një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, konfirmoi zëdhënësja kryesore e Komisionit, Paula Pinho.
‘Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, do të paraqesin detajet në një konferencë për shtyp më vonë gjatë ditës’, tha ajo.
Komisioni Evropian do të propozojë një ndalim të importit të LNG-së ruse deri më 1 janar 2027, një vit më herët se sa ishte planifikuar, si pjesë e paketës së 19-të të sanksioneve kundër Moskës, njoftuan sot burime të Reuters në BE.
Komisioni do të paraqesë propozimin e tij të paketës më vonë gjatë ditës. Kufizimet e reja pritet të godasin pjesën më të madhe të flotës së tankerëve në hije të Rusisë, kriptovalutat, bankat ruse dhe të Azisë Qendrore, rafineritë kineze, si dhe zonat ekonomike – një boshllëk doganor i përdorur nga Moska për të importuar mallra me përdorim të dyfishtë për ushtrinë e saj.
Një nga burimet tha se përshpejtimi i ndalimit të LNG-së ishte bërë një “prioritet” pas bisedimeve të Von der Leyen me Presidentin e SHBA-së Donald Trump të martën.
BE-ja më parë propozoi një heqje graduale përmes akteve të tjera ligjore deri më 1 janar 2028, por Trump i ka bërë vazhdimisht thirrje bllokut që t’i japë fund blerjeve ruse të energjisë më shpejt, përpara se të ushtrojë presion të mëtejshëm mbi Moskën.



Të tjera
Trumpi në tërheqje të shortit për Botërorin 2026, ShBA-ja, Kanadaja e Meksika i mësojnë grupet
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarët e rinj në Veri, i kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës
5 gjërat që janë edhe më të rrezikshme sesa pirja e duhanit