Teksa sot në Kosovë po zhvillohet dita e zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në gjashtë vendvotime janë paraqitur probleme me mungesë të energjisë elektrike.
Lidhur me këtë situatë, nga KEDS kanë bërë të ditur për lajmi.net se problemet janë shkaktuar kryesisht nga erërat e forta, ndërsa rajonet më të prekura kanë qenë Peja dhe Gjilani.
“Të gjitha ekipet e KEDS-it janë të njoftuara dhe janë në terren duke punuar intensivisht në evitimin e këtyre problemeve. Vlen të theksohet se avaritë po zgjasin shumë pak, falë ekipeve tona,” thuhet në përgjigjen e KEDS-it.
Kompania ka bërë të ditur se ka përgatitur një plan operativ të posaçëm për zgjedhjet, duke angazhuar mbi 1050 punëtorë, të organizuar në 140 ekipe në të gjithë vendin.
“Sipas planit, në secilin vendvotim do të ketë një ekip në afërsi për intervenim të shpejtë në rast të ndonjë prishjeje të mundshme,” thekson KEDS, duke siguruar se furnizimi me energji elektrike gjatë procesit zgjedhor po trajtohet me prioritet.



Të tjera
Shkon në mbi 750 mijë numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 17:29
Procesi zgjedhor po vijon pa probleme, kemi angazhuar 6,250 zyrtarë policorë
Juventusi interesohet për Nkunkun, mund ta ofrojë edhe një lojtar për të