KEDS ka lëshuar një komunikatë për media duke arsyetuar ndërrimin e orëve të energjisë elektrike që po ndodh në vend, transmeton KosovaPost.
Sipas KEDS, kjo bëhët bazuar në planin për investime që është miratuar nga ZRRE dhe nuk lidhet vetëm me përiudhën e fundit apo ditët e fundit.
“Bazuar në operacionet shumëvjeçare, ndërrimi i njehsorëve dhe aktivitetet tjera operative realizohen rregullisht nga KEDS, përfshirë edhe ditët e shtuna, dhe nuk lidhen vetëm me këtë periudhë apo ditët e fundit.
Këto procese zhvillohen në përputhje me planin e investimeve të miratuar nga ZRRE.Qëllimi ynë është përmbushja e planit vjetor për zëvendësimin e njehsorëve, i cili zbatohet nga ekipet tona dhe kontraktorët e angazhuar, duke garantuar digjitalizimin e sistemit matës”, thuhet në komunikatën e KEDS.
Sipas KEDS “dërrimi i njehsorëve nuk ka asnjë lidhje me pretendimet që po qarkullojnë në opinion”.



Të tjera
Beteja e udhëheqësve të UÇK-së në Hagë po shkon drejt fundit
I pamëshirshmi Muriqi gjunjëzon Realin me gol në fund të ndeshjes
Miliona punëtorë të zyrave janë në rrezik nga kërrusja në shpinë, si ta parandaloni këtë?