KEDS përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se në këto ditë të nxehta vere, ia kushtoi ndërrimit të katër shtyllave të drurit me ato të betonit, të cilat ditë më parë ishin djegur nga persona të papërgjegjshëm në Lipjan, shkruan KosovaPost.
Postimi i plotë:
☀️Një ditë pune në këto ditë të nxehta vere, KEDS-i ia kushtoi ndërrimit të katër shtyllave të drurit me ato të betonit, të cilat ditë më parë ishin djegur nga persona të papërgjegjshëm në Lipjan.
🔥Shkaktimi i zjarreve nëpër fusha, ku ka linja të tensionit, përveç që dëmton ambientin dhe rrezikon jetën e njerëzve, dëmton rëndë edhe asetet e KEDS-it.
KEDS-i apelon te qytetarët që të kenë kujdes të shtuar, sepse djegia e aseteve, bashkë me to edhe dëmtimi i infrastrukturës energjetike ⚡, nënkupton ndërprerje të energjisë elektrike për konsumatorët që furnizohen nga ai rrjet elektrik dhe përkushtim me orë të tëra pune për riparimin e dëmeve 🛠️.



Të tjera
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuarit në VV pas numërimit të rreth 90 përqind të votave
Fëmijët e vetëm më të rrezikuar nga obeziteti
Numërohen mbi 80% e votave për deputetë, renditja e top-pesësheve s’ndryshon