KEDS ka shënuar një hap të rëndësishëm drejt avancimit të barazisë gjinore dhe rritjes së përfshirjes në vendin e punës, duke angazhuar për herë të parë 15 gra në pozitën e lexueseve të njehsorëve në terren, një rol që deri më tani ka qenë kryesisht i dominuar nga gjinia mashkullore, përcjell Kosova Post.
Me këtë rast, Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS iu ka uruar mirëseardhje punonjëseve të reja, duke theksuar përkushtimin e kompanisë për zgjerimin e përfshirjes së grave, me synimin që edhe në të ardhmen të angazhohen më shumë gra në pozita operative dhe teknike
Këto 15 gra janë përzgjedhur përmes një procesi të strukturuar dhe profesional, duke kaluar me sukses fazat e testimit, përgatitjes teorike dhe praktike , çka u ka mundësuar pajisjen me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për punë efektive në terren.
KEDS mbetet e përkushtuar në krijimin e mundësive të barabarta dhe në promovimin e rolit të grave në një treg pune modern dhe gjithëpërfshirës



Të tjera
Është koha për të ndërtuar një Evropë të re dhe të pavarur
Bruno Fernandes e dominon Evropën – lider absolut për rastet e krijuara
Verdhëza tek të porsalindurit, çfarë duhet të dinë prindërit