Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe Operatori i Sistemit, Transmetimit dhe Tregut të energjisë (KOSTT) kanë nënshkruar sot një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi për furnizim me energji elektrike, në kuadër të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë në Kosovë, transmeton KosovaPost.
Megjithëse KEK ka nënshkruar disa marrëveshje të tjera gjatë ditës, kjo marrëveshje me KOSTT ka rëndësi të veçantë për shkak të rolit strategjik që luan në tranzicionin e tregut të energjisë drejt modelit të hapur dhe konkurrues, njofton Korporata Energjetike e Kosovës përmes një komunikate për media.
“Ajo përfaqëson një moment kyç në zhvillimin e sektorit energjetik në vend, duke krijuar bazat për furnizim të sigurt, efikas dhe transparent me energji elektrike,” thuhet në komunikatë.
Tutje në komunikatë thuhet se përfaqësuesit e KEK dhe KOSTT theksuan rëndësinë strategjike të këtij bashkëpunimi, duke u zotuar për vazhdimin e koordinimit dhe zgjerimin e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera me interes të ndërsjellë, gjithmonë në funksion të përmirësimit të qëndrueshmërisë dhe efikasitetit të sektorit energjetik në vend.
Të tjera
Interi dhe Milani mund të festojnë, jepet drita jeshile për shitjen e stadiumit “San Siro”
Sonte tri ndeshje super interesante në Champions League
Kosova përfaqësohet në panairin më të madh të mbrojtjes dhe sigurisë në botë – DSEI UK 2025