Nga 1 qershori kompanitë e mëdha zgjedhin vet furnizuesin me energji elektrike

KEK paralajmëron ndaljen e njësisë A4 në TC Kosova A për shkak të problemeve teknike

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia A4 në Termocentralin Kosova A pritet të ndalet në mënyrë të kontrolluar sonte rreth orës 00:00, pas paraqitjes së problemeve në kondenzator, transmeton KosovaPost.

“Për këtë arsye, ndalja është një masë e domosdoshme parandaluese, me qëllim të ruajtjes së integritetit të njësisë dhe evitimit të defekteve serioze”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.