Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar bizneset që janë pjesë e tregut të lirë energjetik e që nuk kanë nënshkruar kontratë me furnizues se nga 1 qershori furnizohet me energji elektrike nga kjo korporatë.
KEK ka thënë se furnizimi do të jetë deri në muajin korrik, por se bizneset kanë kohë 8 ditë nga hyrja në fuqi e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike që të nënshkruajnë kontratën.
“KEK është përcaktuar si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF) me mandat të vlefshëm deri më 30 Korrik 2025. Konsumatorët që nuk kanë zgjedhur ende furnizues në tregun e lirë kane kaluar automatikisht te Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FMF) dhe furnizohen me energji elektrike nga dt. 01 qershor 2025 nga KEK-u. Obligimet që rrjedhin nga liberalizimi i tregut; Afati ligjor për furnizim nga FMF ka filluar më 01.06.2025; Afati për lidhjen e kontratave me KEK si FMF është 8 ditë nga kjo datë”, thuhet nga KEK-u.



Të tjera
Vlerësohet Chivu, shpallet trajneri më i mirë rumun i vitit 2025
Përparim Rama i ndan `Hyjneshën në Fron` Dafina Zeqirit
Pas heqjes së masave, Kosova do të përfitojë projekte të rëndësishme