Pas dorëheqjes së Liburn Aliut, Durmishi caktohet ushtrues i detyrës së Ministrisë së Mjedisit

Kemi filluar sanimin e gropave në të gjitha rrugët e Kosovës

Ministri në detyrë i Ambientit, Transportit dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se është përmbushur premtimi i dhënë një javë më parë për fillimin e sanimit të gropave në rrugët e Kosovës, përcjell KosovaPost.

“Ashtu siç jemi zotuar javën e kaluar, sot kemi filluar sanimin e gropave në të gjitha rrugët që janë në kompetencë të Ministrisë.

Brenda kësaj jave do t’i sanojmë të gjitha gropat në të gjitha akset rrugore.

Siguria dhe qarkullimi i lehtë mbeten prioriteti ynë”, ka thënë ministri në detyrë.

Sipas tij, punimet tashmë kanë nisur në të gjitha akset rrugore që janë në kompetencë të ministrisë.