Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në përurimin e një segmenti të rrugës Vushtrri-Prishtinë.
Ai është pyetur nga gazetarët në lidhje me ushtrime të ushtrisë serbe të cilat i kanë bërë në kufirin me Kosovën afër Gjilanit.
Në lidhje me këtë, Kurti ka thënë se është një provokim i Serbisë që dëshiron ta cenoj integritetin territorial të Kosovës, shkruan lajmi.net.
“Bëhet fjalë për njësi që kanë trajnuar kryekriminelin Milan Radojiciq në Banjskë për vrasjen e policit të Kosovës, heroit Afrim Bunjaku por edhe tregon edhe pafuqinë e tyre sepse në Kosovë s’ka më struktura ilegale që mund të cënojne sovranitetin, integritetin, paqen për të gjithë. E nga kjo pafuqi e tyre që të bëjnë dicka tentojnë që të demostrojnë forcën aty përrreth kufijve”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se ky është një provokim dhe për këtë i kanë shkruar dhe Bashkimit Evropian.
“Është provokim dhe për këtë i kemi shkruar tanimë edhe Bashkimit Evropian, por forcat tona janë të përgatitura e kufiri ynë është i mbrojtur e këtë e bëjmë me FSK-në Policinë e me AKI-në e me KFOR-in. Në njërën anë është e vërtetë që demostrojnë destruktivitet e agresivitet, por shprehja e frikës dhe pafuqisë së tyre se Kosova është më e fortë se kurrë e se s’mund të na ndalin pavarësisht se cfarë planesh kanë e cfarë dëshirash nuk iu tretën ende”, ka thënë Kurti.




Të tjera
Zakonet që duhet t’i shtoni në rutinën tuaj për të qëndruar në formë
Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për presidentin, duhet maturi
Mesazhi i Fitër Bajramit është paqja, solidariteti dhe dinjiteti njerëzor