Kurti: Kemi të drejtë ta propozojmë projektbuxhetin 2026, por ka disa të panjohura…

Kemi të drejtë ta propozojmë projektbuxhetin 2026, por ka disa të panjohura…

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka komentuar çështjen e projektbuxhetit 2026, i cili tha se Ligji për Qeverinë i mundëson këtij ekzekutivi në detyrë ta propozojë projektbuxhetin për vitin 2026 në Kuvendin e Kosovës, ani se sipas tij, nuk do të thotë se puna mbaron aty.

Kurti duke folur për rëndësinë e këtij projektbuxheti, tha se vendi nuk mund të ecë përpara pa këtë ligj.

Megjithatë, ai tha se rrethanat djeshme në seancën e jashtëzakonshme, kanë ka të panjohura për rrugën përpara sa i përket buxhetit.

“Një vend pa buxhet, është një vend i cili nuk mund të ecë përpara. Ne kemi të drejtë që ta propozojmë buxhetin për vitin 2026 në Kuvendin e Kosovës në bazë të ligjit për Qeverinë, mirëpo në të njëjtën kohë do të na duhet të bëjmë shumë konsultime me juristët në mënyrë që të shohim se si është rruga përpara, meqenëse fakti që Qeveria miraton një propozim buxhet për vitin 2026, kjo nuk do të thotë që puna ka mbaruar, por vetëm sa ka filluar. Nuk janë ende komisionet parlamentare në Kuvend dhe gjithashtu cili do të ishte ai buxhet i cili do ta kishte mazhorancën prej 61 deputetëve, sepse në dy lexime do t’i duhet që të kalojë në kuvend në të cilin sic e pamë dje, qeveria ose kabineti që propozova unë i mori 56 vota. Kështu, ka shumë të panjohura për rrugën përpara dhe dita e djeshme i ka shtuar ato”, tha ai.

Afati i fundit për aprovimin e buxhetit për vitin 2026 në qeverinë e Kosovës është më 31 tetor.

Dje, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Kurti 3,  i propozuar nga Vetëvendosje, nuk mori votat e mjaltshme për formimin e qeverisë së re, pasi që vetëm 56 vota ishin për, 52 kundër dhe 4 abstenime./kp