Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili deklaroi se nuk ka krizë institucionale.
Tutje theksoi Çitaku se për Kurtin nuk ka krizë, as institucionale, as politike.
Madje sipas saj , Kurti nuk po e sheh as krizën ekonomike
“S’ka krizë institucionale paska thënë A.K. Ndërkohë, zgjedhjet kanë përfunduar para më shumë se tre muajsh, dhe Kosova është ende pa Kuvend funksional dhe pa Qeveri legjitime. Për Albinin nuk ka krizë, as institucionale, as politike. Ashtu siç nuk sheh krizë ekonomike, nuk sheh as rritje të çmimit të energjisë, e as të kostos së jetesës. Shkurt e shqip, gjithçka në rregull paska thënë ai”, ka shkruar deputetja.
Për më tepër Çitaku bën thirrje që të mos mbahet peng Kosova.
“Këndelluni, keni mundësi ta zhbllokoni situatën. Mos e mbani peng Kosovën, se ajo është shumë më e madhe dhe më e rëndësishme se egoja e Albinit”, thuhet në reagim.
Të tjera
Policia serbe arreston një 77- vjeçar nga Kosova, MUP-i sajon se dyshohet për krime lufte
S’e kam lexuar artikullin e Bashës, ma ka thënë respektin për UÇK
Thellohet bashkëpunimi Kosovë–Gjermani në fushën e policisë