Ministri Maqedonci: Vizita e shefit të CIA-s në Kosovë, për të frenuar ndikimin rus në Ballkan

Kër*cënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojnë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se kërcënimet e ish-shefit të Shërbimit Sekret Serb (BIA), Aleksandër Vulin, nuk e frikësojnë Kosovën.

Ai tha se politika e Serbisë, si politikë e gjenocidit, është pjesë përbërëse e politikës së saj.

“Kemi ndërtuar kapacitetet tona dhe kemi forcuar mbrojtjen e Kosovës, duke synuar të mbrojmë territorin e vendit dhe jetët e qytetarëve. Në asnjë rast nuk përfshihemi në veprime sulmuese, por fokusohemi në modernizimin dhe fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse”, tha ai./rtk