Të paktën 10 fluturime nga India kanë marrë kërcënime për bombë gjatë 48 orëve të fundit, duke çuar në vonesa dhe devijime të gjata.
Të martën, Forcat Ajrore të Singaporit dërguan dy aeroplanë luftarakë, për të shoqëruar një aeroplan Air India Express larg zonave të banuara pas një kërcënimi me bombë.
Disa orë para kësaj, një aeroplan i Air India nga Delhi në Çikago duhej të ulej në një aeroport kanadez si masë paraprake.
Kërcënimet me bomba për linjat ajrore nuk janë të pazakonta në Indi, por nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi rritjen e papritur që nga e hëna.
Zyrtarët nga Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil të qeverisë dhe Byroja e Sigurisë së Aviacionit Civil, nuk iu përgjigjën emaileve të BBC-së për koment.
Të hënën, tre fluturime ndërkombëtare që u nisën nga Mumbai u devijuan ose u vonuan. Lidhur me këtë policia ka arrestuar një adoleshent.



Të tjera
Qentë nuhasin kancerin?
Do të punojmë me të gjithë partnerët deri në heqjen e plotë të masave
Ambasadori britanik viziton Kurtin, shpreson për zgjedhje të qeta dhe formim të shpejtë të institucioneve