Deputetja e Partisë Guxo, Jeta Statovci, ka reaguar ndaj kërcënimeve me jetë që i janë bërë presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell KosovaPost.
Sipas saj, kërcënimet e tilla nuk duhet të trajtohen si diçka e zakonshme apo e parëndësishme.
“Republika e Kosovës është një shtet demokratik dhe serioz, ku presidentja Osmani ka dhënë një kontribut të madh, andaj këto kërcënime duhet të adresohen menjëherë nga organet e sigurisë dhe të drejtësisë, pa asnjë hezitim”, ka shkruar Statovci në një postim në Facebook.
Ndërsa shtoi se të gjitha organet e sigurisë dhe të drejtësisë, duhet sa më parë të na japin një përgjigjie rreth këtyre kërcënimeve.



Të tjera
Kapsllëku kronik rrit rrezikun edhe për probleme me veshka
Në përfaqësitë diplomatike lejohet identifikimi për votim me dokumente të skaduara të vlefshmërisë të Republikës së Kosovës
Në Suharekë pati më shumë se mbështetje, pati besim