Policia e Kosovës ka njoftuar të shtunën vonë se kërcënimi nëpërmjet telefonit për bombë në Kuvendin e Kosovës ka ardhur nga Serbia, transmeton KosovaPost.
“Lidhur me rastin e kërcënimit me mjet shpërthyes, të ndodhur sot në orët e paradites në objektin shtetëror të Kuvendi të Republikës, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e sigurisë, ka vazhduar hetimet intensive, me qëllim të ndriçimit dhe zbulimit të kërcënimit. Bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se kërcënimet kanë ardhur përmes një numri të telefonit i cili dyshohet se është nga Serbia”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kjo e fundit në bashkëpunim me prokurorinë kompetente, thuhet se do të vazhdojë hetimet e mëtejme, duke marr të gjitha masat hetimore, përfshirë edhe komunikimet me partnerë ndërkombëtar të sigurisë, :për të lokalizuar mjetet, rrjetet e komunikimit që janë përdoruar në këtë kërcënim”.
Kujtojmë, se sot në mëngjes ishte paralajmëruar vazhdimi i seancë konstituive të Kuvendit të Kosovës, por një kërcënim për bombë i ndërpreu punimet.



Të tjera
“Dieta e kundërt” ju mundëson të hani më shumë dhe të humbni peshë
Sot Dita e Veteranit të UÇK-së
Përfundon numërimi votave për subjektet politike, LVV afër thyerjes së rekordit të vitit 2021