Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka njoftuar se një person është arrestuar pasi që i njëjti ka kërcënuar me vrasje gazetarin Vehbi Kajtazi.
AGK bën të ditur se policia e ka arrestuar të premten Hysni Menxhiqin, 61 vjeçar nga Mitrovica Veriore, pas disa ditësh kërkimi.
Të arrestuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.
‘‘AGK-ja është e shokuar dhe thellësisht e shqetësuar me përmbajtjen kërcënuese për jetë ndaj Kajtazit, dhe mirëpret arrestimin e personit në fjalë nga Policia e Kosovës’’, thuhet në postim.
Postimi:
Arrestohet një person pas kërcënimit me vrasje ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi
Policia e Kosovës ka arrestuar të premten Hysni Menxhiqin, 61 vjeçar nga Mitrovica Veriore, pas disa ditësh kërkimi, për shkak të një kërcënimi të rëndë me vrasje ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, themelues i portalit “Paparaci”. Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.
“Vehbi tkanxan ne tuli far pozicioni ne prishtin tkam lirue patu qkye ftyra epatu qkye barku ap pate hi thesi ne krye trathtar sherbys i serrbis”, thuhej në mesazhin që Menxhiqi ia ka shkruar Kajtazit në rrjetin social Facebook.
AGK-ja është e shokuar dhe thellësisht e shqetësuar me përmbajtjen kërcënuese për jetë ndaj Kajtazit, dhe mirëpret arrestimin e personit në fjalë nga Policia e Kosovës.
AGK-ja pret që Prokuroria të procedojë shpejt me ngritjen e aktakuzës për këtë kanosje serioze ndaj jetës së Kajtazit dhe që të zhvillohet një proces për vendosjen e drejtësisë.



Të tjera
Në përfaqësitë diplomatike lejohet identifikimi për votim me dokumente të skaduara të vlefshmërisë të Republikës së Kosovës
Në Suharekë pati më shumë se mbështetje, pati besim
Më shumë para në fund të muajit për punëtorë