Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas tërheqjes së kërkesës së presidentes Vjosa Osmani drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit, për shkak të emërimit të Radomir Llabanit si gjyqtar raportues të kësaj lënde.
Në një postim në Facebook, Haxhiu ka kujtuar përpjekjet e saj dhe të partisë që ajo përfaqëson, për të ndaluar dekretimin e Llabanit si gjyqtar kushtetues që në vitin 2018, duke theksuar se kishte paralajmëruar për të kaluarën e tij të dyshimtë.
“Kur në vitin 2018, ish-Presidenti Thaçi kishte injoruar thirrjet tona për të mos e dekretuar Radomir Llabanin si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të së kaluarës së tij kriminale.”, shkruan pos tjerash Haxhiu.
Ajo thotë se asokohe kishin kërkuar nga kryetarja e atëhershme e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, që të filloheshin procedurat për shkarkimin e Llabanit, por kërkesa ishte refuzuar me arsyetimin se përbënte ndërhyrje në pavarësinë e gjykatës.
“Në vend që të merrej parasysh kjo kërkesë, ne kishim pranuar një përgjigje zyrtare në të cilën thuhej se kërkesa jonë përbënte ‘ndërhyrje në pavarësinë e tyre’”, shkruan Haxhio.
Ndryshe presidentja Osmani të martën kishte tërhequr kërkesën që ia kishte adresuar Gjykatës Kushtetuese më 22 korrik, me arsyetimin se përzgjedhja e gjyqtarit Llaban si raportues për këtë çështje “paraqet rrezik për rendin kushtetues dhe sigurinë juridike në Kosovë”.



Të tjera
Njerëzit me këtë grup gjaku janë më pak të rrezikuar nga Coronavirusi
Ftohje apo alergji, si t’i kuptoni simptomat?
Pesë efektet anësore të qumështit