Shtetet e Bashkuara do të zgjerojnë verifikimin për aplikantët e vizave H-1B, duke kërkuar kontroll më të thelluar të rrjeteve sociale dhe historikut të punës. Departamenti i Shtetit ka urdhëruar që të gjithë aplikantët dhe familjarët e tyre të kenë profilet publike gjatë procesit të aplikimit.
Sipas një dokumenti të brendshëm të siguruar nga Reuters, konsujt do të shqyrtojnë veçanërisht aplikantët që kanë punuar në fusha si moderimi i përmbajtjes, verifikimi i fakteve, dezinformimi, siguria online apo sektorë të tjerë që mund të lidhen me censurimin e shprehjes së mbrojtur në SHBA. Zyrtarët janë udhëzuar të refuzojnë aplikantët nëse kanë prova të përfshirjes në censurë.
Rregullat e reja vlejnë edhe për ata që rinovojnë vizën H-1B. Ky ndryshim vjen në kuadër të politikës së administratës Trump për të kufizuar çdo formë të asaj që e quan “ndërhyrje në fjalën e lirë”, veçanërisht në platformat online.



Të tjera
Shpesh e injorojmë, kjo është bima për mbrojtjen e mëlçisë
Serbia arreston në Merdar një shtetas shqiptar, pretendon se ia gjetën flamurin me simbole të UÇK-së
Ky është numri i aplikuesve deri më sot nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit