Më 29 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez, në Shkup dhe në dhjetëra qytete të tjera në mbarë botën u zhvilluan protesta kundër vrasjeve të kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës.
Në Shkup, demonstruesit u mblodhën në mesditë para monumentit “Simfonia e Paqes”, prej nga nisën marshimin e tyre. Protesta vazhdoi para godinës së Kuvendit dhe përfundoi para Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Organizatorët e protestës, nën moton “Të gjithë për Palestinën”, deklaruan se ndërprerja e armëpushimit ishte vetëm një farsë dhe një mjet propagandistik. Sipas tyre, Izraeli vazhdoi sulmet duke shkaktuar qindra viktima, ndërsa Gaza mbetet ende pa furnizime dhe shërbime bazë.



Të tjera
Shenjat kur dikush është shumë i stresuar
7 hobi që ju ndihmojnë të bëheni më të zgjuar
6 shenjat që tregojnë se trupi juaj po plaket shumë shpejt