Gjatë debatit mes kandidatëve për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama dhe Hajrullah Çeku, një nga temat që shkaktoi debat ishte buxheti.
“Për çfarë arsye bllokohet buxheti i kryeqytetit?”, e pyeti Rama kundërkandidatin e tij, duke shtuar se “m’i kanë bllokuar të hyrat vetanake të kryeqytetit”.
Rama vazhdoi me pyetje drejtuar Çekut: Në bazë të çfarë ligji ju veproni? A e keni Kushtetutën e Kosovës, të cilës i përmbaheni, apo e keni të Vetëvendosjes?”.
Çeku reagoi ndaj akuzave të Ramës për bllokim, duke ia rikujtuar se vetë LDK-ja mban përgjegjësi për mosfunksionimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës.
“Me kërku nga deputetët e LDK-së me votu buxhetin, ti je bllokues me partinë tande. Hajde ta kryjmë buxhetin — LDK ta votojë themelimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa,” tha Çeku.



Të tjera
Sa më shumë kohë që shpenzoni në dush aq më të vetmuar jeni
Probleme me gjumin? Asnjëherë mos hani ushqim djegës
Trajtime natyrale për shqetësimet e stomakut