Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një seancë urgjente të shtunën pas vendimit të Izraelit për të “marrë kontrollin e Qytetit të Gazës”, një veprim që është dënuar gjerësisht në arenën ndërkombëtare.
Sipas informacioneve të siguruara nga Anadolu, seanca urgjente është kërkuar nga misionet e përhershme të Mbretërisë së Bashkuar, Danimarkës, Francës, Greqisë dhe Sllovenisë.
Burime diplomatike thanë se mbledhja është mbështetur nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit, me përjashtim të Panamasë – e cila mban aktualisht presidencën e radhës – dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ky zhvillim vjen pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi sot planin për të pushtuar plotësisht Qytetin e Gazës.
Izraeli tashmë po përballet me zemërim të shtuar ndërkombëtar për shkak të gjenocidit të kryer në Gaza, ku që nga tetori i vitit 2023 janë vrarë mbi 61.000 persona. Fushata ushtarake ka shkatërruar tërësisht enklavën dhe ka çuar në vdekje nga uria dhe kequshqyerja.



Të tjera
Puna gjatë natës të mplak trurin
SHBA i kërkon Evropës të marr më shumë përgjegjësi në NATO
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetorit