Është mbajtur takimi i parë i Këshillit Organizativ për manifestim, me rastin e shënimit të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili do të zhvillohet më 5, 6 dhe 7 mars 2026.
Takimi u kryesua nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti si dhe anëtarë të Këshillit dhe përfaqësues nga Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës, Zyra e Kryeministrit dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Pjesëmarrës në takim nuk ishte përfaqësuesi nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
“Gjatë këtij takimi u diskutua gjerësisht për agjendën e aktiviteteve për tri ditët e manifestimit, si dhe për ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive ndërmjet institucioneve përkatëse, për të organizuar këtë ngjarje me rëndësi të veçantë shtetërore” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Pas konsultimeve të përbashkëta, Këshilli Organizativ miratoi agjendën zyrtare për datën 5, 6 dhe 7 mars, si dhe logon zyrtare të manifestimit.
“Institucionet përgjegjëse do të vazhdojnë koordinimin e ngushtë në ditët në vijim për të siguruar realizimin e suksesshëm të të gjitha aktiviteteve të parapara në kuadër të kësaj ngjarjeje” thuhet në njoftim, transmeton KosovaPost.



Të tjera
Debat i ashpër mes prokurorëve për reformën e KPK-së dhe vlerësimet e BE-së
Miratohet logoja dhe agjenda për shënim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së
Ndërroi jetë ish-rektori i Universitetit të Tetovës, Ramiz Abdyli