Këshilltari i Bislimit, Klisman Kadiu, hedh poshtë raportimet për “takime sekrete”

Këshilltari i Bislimit, Klisman Kadiu, hedh poshtë raportimet për “takime sekrete”

Këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, reagon ndaj mediave në Kosovë. 

Këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, ka reaguar ndaj raportimeve të disa mediave në Kosovë, duke i cilësuar ato si keqinformuese dhe deformuese lidhur me një artikull të gazetës zvicerane Neue Zürcher Zeitung (NZZ), përcjell Kosova Post.

Sipas Kadiut, portalet Gazeta Express, Nacionale, Vox, Periskopi, Insajderi, si dhe disa media të tjera, kanë shtrembëruar përmbajtjen e artikullit të NZZ-së, duke përhapur pretendime të pavërteta në opinionin publik.

Ai ka sqaruar se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nuk është takuar me ministrin serb Gjuriq, por se në artikull përmenden emra të ndryshëm si pjesëmarrës në takime të organizuara prej më shumë se një dekade nga Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës, në bashkëpunim me organizatën amerikane CIG.

Kadiu ka theksuar po ashtu se gazeta zvicerane nuk ka përmendur asnjëherë “takime sekrete”, pretendim që është mohuar edhe nga MPJ e Zvicrës, e cila ka konfirmuar publikisht se nuk bëhet fjalë për takime sekrete.

Në përfundim, këshilltari i zëvendëskryeministrit Bislimi u ka bërë thirrje mediave dhe analistëve që kanë shpërndarë, sipas tij, dezinformim dhe propagandë, të korrigjojnë publikimet e tyre dhe të kërkojnë falje publike për shtrembërimin e asaj që ka shkruar gazeta NZZ, e njohur si një nga mediat më serioze dhe profesionale në Evropë.