Ushtarët amerikanë nga Komanda Rajonale Lindore e KFOR-it, kanë vazhduar edhe sot patrullimet e përditshme në të gjithë Zonën e Përgjegjësisë (AoR), përcjell KosovaPost.
Siç njofton KFOR-i, këto aktivitete sigurojnë një prani të vazhdueshme në terren, rrisin vetëdijen për situatën dhe ndihmojnë në ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe të qetë në gjithë Zonën e Përgjegjësisë.
“Përmes qasjes së tyre të paanshme dhe të balancuar, trupat e KFOR-it demonstrojnë përkushtimin e misionit ndaj stabilitetit, profesionalizmit dhe respektit për të gjithë banorët e Kosovës”, u tha në njoftimin e KFOR-it.



Të tjera
Nuk do të përfshihemi në luftën që ka të bëjë me mbijetesën politike të Netanyahut
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan
Tri mite rreth shëndetit që nuk janë të vërteta