Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani janë procesuar 1,217 nga gjithsej 2,557 qendra votimi, apo 47.59 për qind e tyre. Bazuar në këto të dhëna, janë bërë të ditur edhe kandidatët më të votuar të Partisë Demokratike të Kosovës.
Në krye të listës qëndron Bedri Hamza me 74,947 vota, i ndjekur nga Arian Tahiri me 35,486 vota dhe Përparim Gruda me 32,955 vota. Pas tyre renditen Uran Ismaili me 26,053 vota, Sala Jashari me 23,604 vota dhe Vlora Çitaku me 21,114 vota.
Në dhjetëshen më të votuarve të PDK-së hyjnë gjithashtu Arben Mustafa me 18,680 vota, Enver Hoxhaj me 17,842 vota, Rrahman Rama me 13,915 vota dhe Ganimete Musliu me 13,305 vota.



Të tjera
Kurti premton konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë
Nëse mendoni se këto ushqime ju dobësojnë, jeni gabim
Numërohen 50% e votave për kandidatët, dhjetëshja e më të votuarve nga partitë politike