Me 100 vota për, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar plotësimin e vendimit lidhur me përbërjen e komisioneve parlamentare.
Fillimisht, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci, ka njoftuar për disa ndryshime.
“LVV propozon që në Komisinin ëpr Buxhet të ketë anëatër edhe deputeten Shqipe Meta Jusufi. Një ndryshim, deputeti Arbër Rexhaj të jetë në komisionin për cështjes e sigurisë dhe mbrojtjes, ndërkohë deputeti Iliri Qeriqi në Komisionin për Mbikeqyre të AKI-së., Deputeti Valon Ramdani ën Komisionin për Ekonomi dhe deputetja Adriana Matoshi te Komisioni për Administarët Publike dhe Media.”
Ndërsa shefi i grupit të AAK-së, ka bërë propozimet e kësaj partia për të gjitha komisionet.
“I propozojmë këta anëtar të komisioneve. Në komisionin për të drejtuar dhe interesin e komuniteteve, Besnik Tahiri, në komisionin për legjislacion, unë sërish, Besnik Tahiri, anëtare e komisionit për Integrim Evropian dhe për Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Time Kadrijaj, për Arsim dhe Shkencë, Besnik Tahiri. Në Komisionin për Ekonomi, prapë Besnik Tahiri, në Komisionin për Mjedis dhe në Komisionin për Shëndetësi, Albana Bytyqi. Në Komisionin për Administratë Publike dhe Media, Time Kadrijaj, për Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje, deputetja Albana Bytyqi. Në Komisionin për të drejtat e njeriu, propozohet Albana Bytyqi. Për komisionin për mbikëqyrje të financave publike, Besnik Tahiri. Në Komisionin për AKI dhe në komisionin për Kulturë, Turizëm, e Sport, Bekë Berisha. Dhe në Komisionin për Mirëqenie Sociale, Time Kadrijaj.”



Të tjera
Seanca për buxhetin shtyhet për të hënën, opozita kundërshton procedurën e përshpejtuar
Projektligji për Buxhetin 700 faqe, Tahiri: Duhet me kanë supermen me analizu shpejt
Dielli – ilaçi natyral që mban larg sëmundjet