Njerëzit që të thonë se je me “dy fytyra” veç se je Binjak – Thjesht sepse je Binjak, ti identifikohesh si një person me dy personalitete, anë karakteri dhe ndonjëherë, edhe me dy fytyra. Le ta pranojmë që edhe e shfaq këtë aspekt tëndin.
Të duhet të shpjegosh gjithë kohës se ajo që the ishte ironike – E diiiimëëë! Ty gjithë kohës të duket sikur po i shpjegon një meme prindërve dhe kjo, domosdo, të lodh. Njerëzit e kanë të paqartë nëse ti po tallesh, e ke seriozisht, apo the gjënë më të keqe në botë.
Kur ti e kap veten duke flirtuar me dikë – Është një aftësi, madje një superfuqi. Ti je nga ata njerëzit që flirton padashje. Domethënë, as nuk e di se ç’po ndodh, thjesht flet me zë përkëdhelës, thua fjalë të ëmbla, bën veprime flirtuese dhe në fund, çuditesh kur të gjithë të kërkojnë si e ke emrin në Instagram.
Të kesh qindra ndjesi 24/7; çdo ditë të vitit është superfuqia jote – Ti thjesht nuk di si është të ndjesh vetëm një emocion për të paktën 2 sekonda. E gjithë dita jote përkon me përjetimin e një morie ndjesish, ndaj qesh, qan, emocionohesh, përmallohesh për diku te 3.7 minuta.
Ti je si avokado: E fortë nga jashtë, pelte nga brenda – Ti do të dukesh gjithnjë si njeriu më i fortë që ka parë toka, për të fshehur që je një person me një zemër të butë që i flet çdo katërputroshi në rrugë, ndjen dhimbje për gjithçka e këdo. Lëre tani, mos u prek nga komplimenti.
Ti thjesht nuk di të sheqerosësh asgjë – Njerëzit terrorizohen nga sinqeriteti dhe qasja jote direkte e të thënit të gjërave. Ti mund të jesh njeriu më i ëmbël dhe i butë, ama ke një gjuhë më të fortë se një shpatë.
Të tjera
Leon Avdullahu zgjodhi Kosovën para Zvicrës
Çka mendon Gërvalla për Rexhep Selimin – mohon të ketë bashkëpunuar me Gjykatën Speciale
Protestojnë 6 redaktorë të RTK-së, Menaxhmenti: Nesër dalim me qëndrim