Qeveria e Kosovës në detyrë ka mbajtur mbledhjen e saj të radhës, të 269-të me radhë. Në këtë mbledhje janë marrë disa vendime nga ana e kabinetit qeveritar.
Këto janë vendimet e marra:
Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i “Projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore, për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) SH. A.” Me miratimin e këtij vendimi, KEK-u do të zgjerojë hapësirat eksploatuese për zgjerim të kapaciteteve të prodhimit të energjisë.
– Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik, të pronës së paluajtshme ish-shoqërore, që administrohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), Z. K. Beroc II, Komuna Shterpcë, për nevoja të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.
– Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, që menaxhohen dhe administrohen nga AKP-ja, shpronësimi i të cilave është i nevojshëm për realizimin e projektit “Ndërtimi i Qendrës për Sport dhe Kulturë” në Komunën e Ferizajt. Krijimi i këtyre hapësirave ofron mundësi për zhvillim të talenteve, cilësi të jetesës e shëndetit dhe rritje të komunitetit.
-Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, të menaxhuara dhe të administruara nga AKP-ja, të cilat janë të nevojshme për realizimin e projekteve të Komunës së Gjakovës si në vijim: Ndërtimi i Fushës së Futbollit në Lagjen Dardania, Ndërtimi i Fushës së Futbollit dhe hapësirave rekreative për fshatin Trakaniq dhe fshatrave rreth zonës Trakaniq dhe administrimi i objektit të ish Bankos-it për nevoja të administratës së Komunës së Gjakovës.
– Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme ish-shoqërore KBI “Progres”, që menaxhohet dhe administrohet nga AKP-ja, për realizimin e projektit “Objekte Edukativo-Arsimore dhe Sportive” në Dushanovë, Komuna e Prizrenit.
– Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore të N. Sh. Industrisë së Mobilieve “Përparimi”, si dhe të atyre private, për nevoja të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.
– Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës së KOSTT-it (Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut Sh.A), për shpronësim dhe krijimin e të drejtës së servitutit për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilat preken nga realizimi i Projektit “Linja ajrore 110kV, Parku me Erë – Zatriqi”. Ky projekt kontribuon në zhvillimin e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë.
– Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore për nevoja të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror: Z. K. Vrellë e Goleshit dhe Mirenë, Komuna e Lipjanit; Z K. Zatriq, Komuna e Rahovecit; Z. K. Mramor, Komuna e Prishtinës dhe Z K. Bajgorë, Komuna e Mitrovicës.
– Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i Projektit “Rehabilitimi, Zgjerimi dhe Asfaltimi i Rrugës Nacionale R-118, Segmenti brenda Fshatit Mushtisht”, Komuna e Suharekës. Ky vendim hap rrugën për rehabilitimin dhe zgjerimin e kësaj rruge, duke përmirësuar infrastrukturën dhe lidhjet në komunën e Suharekës me atë të Shtërpcës, për zhvillim më të shpejtë dhe të qëndrueshëm
– Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i Projektit “Ndërtimi i Rrugës Korishë – Kabash – Lidhja me Rrugën Rajonale R118”.
– Miratuar vendimin Përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i Projektit “Ndërtimi i Ndërtesave të Banimit të Përballueshëm dhe Social” për Komunën e Podujevës. Podujeva është një nga 13 komunat që ka aplikuar për zbatim të këtij projekti. Me këtë vendim të sotëm finalizohet procesi i shpronësimit për ndërtimin e gjithsej 131 njësive të banimit atje, prej tyre 106 për Banim të Përballueshëm dhe 27 për Banim Social. Ky është një investim i madh në vlerë prej 13.6 milionë eurosh, e ku punimet po vijojnë.
– Miratuar vendimin Përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i Projektit: “FLLOËS” i financuar nga Banka Botërore dhe Ndërmarrja Rajonale për Ujësjellës “Hidromorava” Sh. A., ZK. Perlepnicë, Komuna e Gjilanit. Në vlerë prej 15 milionë euro, ky projekt është tejet i rëndësishëm për qytetarët e Komunës së Gjilanit duke garantuar furnizim të qëndrueshëm me ujë për qytetarët e asaj komune.
– Miratuar vendimin Përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i Projektit “Ndërtimi i Rrugës Rajonale R-118 Mushtisht – Shtërpcë”. Ky projekt lidh bjeshkët e Mushtishtit dhe Brezovicës. Përmes ndërtimit të kësaj rruge moderne do të lehtësohet qasja dhe do të promovojmë eko-turizmin, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e mjedisit
– Miratuar vendimin Përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i Projektit “Ndërtimi i Qarkores së Jashtme të Qytetit të Gjilanit dhe Kyçja e Rrugës Nacionale N25.2 dhe N25.3 deri te Autoudha R7.1”. Ky vendim përfundimtar mundëson ndërtimin e Qarkores së Jashtme të Gjilanit dhe lidhjen e saj me rrugët kryesore, duke përmirësuar infrastrukturën dhe qasjen në këtë qytet, për një zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje të mundësive ekonomike.
– Miratuar vendimin Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit “Qarkorja e Vjetër e Qytetit të Gjilanit Llot 1 dhe Llot 2, Zonat Kadastrale Shillovë, Livoç i Ulët dhe Gjilan”, Komuna e Gjilanit.
– Miratuar kërkesën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për transferimin e mjeteve buxhetore në shumë prej dy milionë e dyzet e njëmijë euro (2,041,000 €), deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht për vitin 2025, për subvencionimin e blerjes së teksteve dhe materialeve mësimore për vitin shkollor 2025/2026.
– Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/ 64, datë 25.12.2022, lidhur me zbatimin nga Republika e Kosovës të pakove 15, 16, 17 dhe 18 të sanksioneve të Këshillit të Bashkimit Evropian, si dhe të masave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë, në lidhje me situatën në Ukrainë.
– Themeluar Komisionin e Ankesave për të Huajt. Ky Komision është masë e nevojshme për të garantuar trajtim të drejtë, të paanshëm dhe profesional të çdo ankese, duke rritur besueshmërinë dhe efikasitetin e institucioneve publike në trajtimin e çështjeve të të huajve në Republikën e Kosovës.
– Ndarë 3 milionë euro (3,000,000.00 €) për zbatimin e Masës 5 — Investimi në infrastrukturë dhe ambient të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Mjete të cilat do të përdoren për realizimin e projektit për Rehabilitimin e Rrugëve Rajonale.
– Aprovuar bartjen e mjeteve të pashpenzuara nga viti 2024 në vitin 2025 të fondeve nga nënprogrami “Kontigjenca për Energji”, në shumë prej 904,265.48 €.
– Ndarë 904,265.48€ për zbatimin e masave 4 dhe 5 të Planit të Veprimit për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike, në kuadër të Masës 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
– Ndarë mjete buxhetore në vlerë prej 147,300 euro për mbështetjen e pesë aktiviteteve të rëndësishme që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe reputacionin ndërkombëtar të Kosovës.
Të tjera
Tre avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore
Mbështetja e aleatëve të NATO-s, dëshmi për siguri në rajon
Padi penale kundër kancelarit gjerman dhe ministrit të jashtëm për ndihmë në gje*nocidin e Iz*raelit në Ga*za