Vlerat e rritura të manganit në ujë, IKShPK nuk jep përgjigje se çka shkakton dhe çfarë pasojash mund të ketë

Këto lagje do përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se si pasojë e një rrjedhje në gypin kryesor, do të ketë reduktime të ujit.

Janë disa lagje ku do të preken nga reduktimet, duke përfshirë gjysmën e Hajvalisë.

“Si pasojë e një rrjedhjeje në gypin kryesor DN 250 mm në rrugën Arbanasi, pa furnizim me ujë mbeten këto zona:

Gjysma e Hajvalisë;

Veterniku (pjesa prapa Gorenjes);

Lagja Qëndresa;

Konsumatorët prapa Grand Store;

Zona kah Rezonanca – Lagja Premium”, thuhet në njoftim transmeton KosovaPost.

“Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit në kohë sa më të shkurtër të mundshme”.